Dy ditë më parë policia zbuloi një grup në “WhatsApp” ku më shumë se 500 shoferë pjesë e tij komunikonin vazhdimisht duke njoftuar njëri tjetrin për kontrollet e policisë, vendin ku ishin vendosur radarët dhe postblloqet.
Personat që hapën grupin e pranuan akuzën duke deklaruar se e bënë për t’ju shmangur radarëve, pasi kanë pasion shpejtësinë. Por pasi u zbuluan, grupi bëri një tjetër lëvizje.
Këtë herë jo në “WhatsApp”, por në aplikacionin “Telegram” ku është zhvendosur komunikimi mes tyre dhe sinjalizojnë praninë e policisë në pika të caktuara me radarë apo kontrolle. Edhe këtë herë, shoferët janë një hap përpara.