-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Më shumë se 500 kosovarë morën shtetësinë shqiptare në vitin 2021

Kryesoret

Gjatë vitit të kaluar, 711 persona kanë fituar shtetësinë shqiptare duke regjistruar një dyfishim në krahasim me vitin 2020.

Mes tyre, 73.8 për qind janë me origjinë nga Kosova e cila përllogaritet në afro 519 shtetësi të reja shqiptare.

Lajmi u bë i ditur nga Instituti i Statistikave në Shqipëri (INSTAT), duke cituar publikimin për shifrat e azilkërkuesve.

Pas Kosovës, renditet Turqia me 7,3 për qind dhe Siria me 5,9 për qind sa i takon shteteve të origjinës.

443 persona që kanë fituar shtetësinë shqiptare janë meshkuj, ndërsa 268 janë femra.

Sipas INSTAT-it vihet re një dominim i meshkujve me 62,3 për qind.

Në të kundërt, janë 724 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Edhe në këtë kah është shënuar një rritje me 41,1 për qind, krahasuar me vitin 2020.

Grupmosha që dominon është 30-39 vjeç me 31,5 për qind të personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare e ndjekur me grupmoshën 20-29 vjeç dhe 40-49 vjeç me 22,9 për qind dhe 19,3 për qind respektivisht.

Për personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare grupmosha që dominon është 30-39 vjeç me 38,8 për qind e ndjekur me grupmoshën 40-49 vjeç dhe 20-29 vjeç me 23,9 për qind dhe 18,6 për qind respektivisht.

Shifra

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se nga janari deri më 15 nëntor të vitit 2021, leje të përkohshme qëndrimi në Kosovë kanë marrë për herë të parë 267 persona me shtetësi shqiptare. Prej tyre, për leje pune ishin 129.

Gjatë kësaj periudhe, lejet e përkohshme të qëndrimit u janë vazhduar 710 personave me shtetësi shqiptare. Prej tyre, për leje pune ishin 345.

Nga janari deri më 15 nëntor nuk ka pasur asnjë aplikim për leje-qëndrim të përhershëm, kurse leje-qëndrimet e përhershme u janë vazhduar 26 personave me shtetësi shqiptare.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, rreth 1 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për leje qëndrimi në Shqipëri.

Që një qytetar i Kosovës të pajiset me pasaportë të Shqipërisë, kushti kryesor është të pasurit e lejes së qëndrimit për 7 vjet.

Numri i shtetasve nga Kosova, të cilët kanë marrë leje pune në Shqipëri nga viti 2018 e deri në shtator të vitit 2021, është 622.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, që nga viti 2000 e deri në vitin 2018, mbi 730 qytetarë të Kosovës janë pajisur me pasaporta të Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit