Presidenti Ilir Meta ishte në selinë e KMSH-së mesditën e sotme për të uruar kryetarin Bujar Spahiu dhe të gjithë myslimanët për festën e Kurban Bajramit. Në prononcimin e shkurtër për mediat, kreu i shtetit kishte një apel për politikanët.
“Sot është një ditë që nuk dua t’i përfshijë politikanët dhe vendi ku jam nuk ma lejon këtë gjë edhe është e rëndësishme që politikanët sot të gjithë të reflektojnë në mënyrë që begatia dhe mirësia në familjet shqiptare të shtohet” tha ai.