-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nano “çon” policët te psikologu

Kryesoret

Pas ngjarjeve të rënda disa javë më parë brenda komisariateve, policia e shtetit ka ndërmarrë nismën që efektivët që shfaqin probleme të futen në testim te psikologu. “Punonjës policie të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm janë garanci për një komunitet të sigurt”.

Me këtë fjali, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano zbuloi lëvizjen e re gjatë takimit me përfaqësues të shërbimit të psikologëve brenda institucionit që drejton.

Në fokus të këtij takimi ishin shkëmbimi i mendimeve dhe identifikimi i problematikave aktuale që lidhen me shërbimin e psikologut në Policinë e Shtetit dhe për dhënien e rekomandimeve përkatëse për përmirësimin e këtij shërbimi, në funksion të asistimit, të testimit dhe të vlerësimit të punonjësve të policisë, të cilët gjatë procesit të punës së tyre shfaqin problematika dhe ngarkesa emocionale, sidomos në disa struktura apo njësi policore që konsiderohen me risk të shtuar gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

“Puna jonë e përditshme është sfiduese për ne, jo vetëm si profesionistë, por edhe si njerëz, për shkak të angazhimit 24/24 dhe të ngarkesës emocionale që kanë rastet e trajtuara. Nisur nga ky fakt, për ne si Polici e Shtetit, është e rëndësishme që çdo punonjës, në çfarëdo niveli, të jetë i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm gjatë kryerjes së detyrës, si dhe gjatë komunikimit apo ndërveprimit me qytetarët.

Që të vlerësohet kjo, ne kemi nevojë që shërbimi i psikologut në strukturat tona, të jetë efikas dhe të përmbushë në mënyrën më të mirë dhe me standarde europiane, rolin dhe kontributin e tij shumëdimensional.

Për këtë qëllim, ne kemi ngritur një grup pune, në mënyrë që ky proces të kryhet në mënyrë sa më të plotë, duke marrë për bazë jo vetëm legjislacionin shqiptar të fushës, por edhe eksperiencën e shërbimit të psikologut të policive të vendeve të tjera dhe në bashkëpunim edhe me misionet policore që asistojnë Policinë e Shtetit” tha Nano.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit