Policia e Shtetit ka pezulluar 20 leje drejtimi në aksin Kardhiq-Delvinë, pasi shoferët janë kapur duke ecur me shpejtësi të lartë. Shpejtësia e lejuar në këtë aks është pjesërisht 80 km/h dhe në pjesë të tjera 60 km/h.
95 masa administrative për qarkullim me shpejtësi, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit; 67 masa administrative, për parakalime të gabuara; 54 masa, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 50 masa, për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Policia bën apel për kujdes dhe zbatim të rregullores.