-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama zero lekë për ish-pronarët

Kryesoret

Më shumë se 10 milionë euro të parashikuara në buxhetin e kthimit dhe kompensimit të ish-pronarëve kanë mbetur të paprekura deri në fund të prillit të këtij viti.

Ministria e Drejtësisë raportoi se ka arritur që përmes institucioneve të varësisë që mbulojnë këtë pjesë të shpërndahen vetëm fondet që janë mbledhur nga legalizimi i ndërtimeve informale.

Konkretisht sqarohet se Për Agjencinë e Trajtimit të Pronave fondi total në dispozicion për të gjithë programet është 3.7 miliardë lekë nga të cilat 1.33 miliardë vetëm për fondin e kompensimit. Por edhe pse ky fond ka pasur realizim zero për programet e tjera Ministria raporton se ka pasur përparim në kompensimin e dosjeve.

“Shërbimi për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave për vitin 2022 ka parashikuar të realizojë 4 produkte

1-         Produkti “Përfitues nga fondi fizik dhe financiar të kompensuar”, është realizuar 100%, janë kompensuar 216 subjekte për kompensim nga 216 subjekte të parashikuara.

2-         Produkti “Vendimet e ankimuara  në Gjykatë”, është realizuar rreth 100%. Gjatë vitit 2022 janë mbyllur 148 çështje.

3-         Projekti “Blerje pajisje elektronike” është në fazën e lidhjes së kontratë pasi ka ardhur autorizimi nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

4-         Produkti “Shpërndarja e fondit të Aluiznit” është realizuar 100%. Ky produkt është realizuar nga të ardhurat e realizuar nga ndërtimet informale të derdhura në llogari të ATP nga ASHK, gjatë kësaj periudhe janë kompensuar 244 Subjekte. Janë përdorur fondet e mbartura nga viti 2021 dhe fondet e vitit 2022 (Dhjetor 2021, Janar – Shkurt 2022). Gjatë kësaj periudhe janë pranuar 640 aplikime” sqaron Ministria.

Relacioni sqaron gjithashtu se fondi i parashikuar për pagesën e vendimeve gjyqësore nuk është realizuar pasi nuk kanë marrë formë të prerë vendimet e parashikuara për tu realizuar.

ATP nga ana tjetër rezulton të ketë një numër jo të vogël vendesh vakante që nuk janë plotësuar me punonjës. Sipas raportimit të fundit këto vende vakante ishin rreth 20 çka ka ndikuar në një realizim më të ulët të fondit të dedikuar për pagat e institucionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit