-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti/ 41% e të rinjve shqiptarë: Nuk kemi aftësi për synimet

Kryesoret

Gjetjet e raportit të realizuar nga World Vision Albania në Korrik të 2021-it, në 13 bashki të Shqipërisë me 977 të rinj të moshës 12-18 vjeç, ka zbuluar gjithashtu se vetëm 29% e adoleshentëve ndjehen shpresëplotë për të ardhmen e tyre.

Për të adresuar këto shqetësime dhe të tjera, dhjetëra përfaqësues të adoleshentëve dhe të rinjve nga 9 Bashki të Shqipërisë janë takuar në Korçë në Festivalin e Rinisë 2022 “Të Rinjtë Përgatiten për Mundësi dhe Mirëqenie”. Ata kërkuan zgjidhje për problemet që i shqetësojnë në komunitetet ku jetojnë dhe nuk ngurruan t’i japin jehonë disa prej çështjeve kryesore që po përballen në ditët e sotme në familje, komunitet dhe shoqëri.

Përgjatë 2 ditëve, 30 Qershor dhe 1 Korrik, të rinjtë nga gjithë Shqipëria patën mundësinë të bashkëbisedojnë, të mbajnë përgjegjës përfaqësuesit e institucioneve për premtimet e dhëna një vit më parë, por njëkohësisht të venë theksin në problematikat dhe nevojat që brezat e rinj kanë në ditët e sotme. Në të njejtën kohë, ata zgjeruan rrjetin e njohjeve, eksploruan mundësitë e reja që ofrohen për ta në treg, por edhe u argëtuan.

Përmes aktiviteteve sportive, të rinjtë dhanë mesazhe advokuese për përfshirjen sociale dhe gjinore të fëmijëve dhe të rinjve, duke rritur ndërgjegjësimin mbi pabarazitë gjinore dhe përjashtimin social në mjedisin shkollor dhe në komunitet.

Gjithashtu, ata shkëmbyen ide dhe dialoguan me politikëbërësit në nivel qendror dhe lokal; me bizneset dhe organizatat që mbështesin aftësitë e shekullit të 21-të, mundësitë për punësimin e të rinjve, por edhe pjesëmarrjen e tyre në programe e nisma që i ndihmojnë për të ardhmen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit