-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/Shikoni ç’të bën populli i zemëruar, turma brenda shtëpisë së Presidentit

Kryesoret

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa u largua nga rezidenca e tij zyrtare në Colombo disa minuta përpara se mijëra protestues të sulmonin atë, në një nga protestat më të mëdha antiqeveritare të vendit në muajt e fundit. Rajapaksa është zhvendosur në një vend të sigurt, ku ai mbrohet nga ushtria.

Më herët, mijëra njerëz ishin dyndur në lagjen Colombo ku ndodhen ndërtesat qeveritare, duke brohoritur parulla kundër presidentit dhe duke thyer disa barrikada policie derisa arritën në rezidencën e tij. Policia qëlloi në ajër, por nuk ishte në gjendje të ndalonte turmën e zemëruar të rrethonte pallatin presidencial, tha një dëshmitar okular. Në fakt, videot që qarkullojnë në internet tregojnë se disa janë zhytur në pishinën e presidentit.

Sri Lanka po vuan nga kriza më e madhe ekonomike në historinë e saj. Ajo është përballur me një mungesë të madhe valutore, e cila nuk e lejon të importojë sasi të mjaftueshme ushqimore, karburantesh, ilaçesh dhe produkte të tjera thelbësore.

Ishulli prej 22 milionë banorësh, pranë Indisë, prej muajsh jeton në ritmin e ndërprerjeve të përditshme të energjisë elektrike, radhëve të pafundme në pikat e karburanteve, racionimit të ushqimeve dhe inflacionit rekord që ka arritur në 70%.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit