Motra e Bledar Bregut, Enkelejda Banaj ka folur për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Mallakastër.
Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj siguronin të ardhura duke pastruar puse dhe duke bërë punë bujqësie.
Banaj shprehet se i vëllai dhe viktima Besnik Veliaj ishin shokë me njëri tjetrin e kishin hapur pusin për të vaditur tokën.
“Çfarë të them unë e shkreta, unë erdha nga Patosi sot, çfarë të them. E hapën pusin për të vaditur tokat. Ata ishin shokë, ishin të dy beqarë. Mami njoftoi burrin tim në Patos dhe erdhëm. Ishin futur për të pastruar pusin”, rrëfen e motra e 33-vjeçarit.