Floreand Lika, 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të kalonte emigrantë të paligjshëm nga Franca drejt Britanisë së Madhe.
Ai mbante kontakt me një tjetër shqiptarë të dënuar po për emigracion të paligjshëm në fillim të këtij viti.
Në anije ndodheshin 12 persona, ku 6 prej tyre ishin emigrantë shqiptarë që po tentonin të hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Gjashtë shqiptarët kishin hipur në bord pa pasur dokumente për të hyrë në Britaninë e Madhe.
Sipas policisë, hetimi zbuloi përfshirjen e Likës në atë që drejtësia angleze e ka cilësuar si pjesë të krimit të organizuar ndërkombëtar në një shkallë të gjerë.