-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëse keni vendosur të nisni pushimet, shikoni motin për javën e ardhshme

Kryesoret

Për javën që presim përpara vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me temperatura të ‘freskëta’ në orët e natës dhe jo shumë të larta në ato të mesditës.

Në këtë mënyrë moti për të gjithë javën parashikohet i kthjellët dhe me plot orë me diell.

Megjithatë nga orët e mesditës deri ato të pasdites priten edhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje të territorit.

Vranësirat në relievet e larta malore të vendit do të shoqërohen me shi të izoluar dhe të dobët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut dhe deri ditën e Enjte përgjatë vijës bregdetare dhe lugina relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 6-10m/s. Duke filluar nga dita e Premte intensiteti i erës bie.

mbetet përsëri nga kuadrati i veriut por shpejtësi mesatare 1-3m/s dhe në bregdet e lugina me rrahje deri në 4-6m/s.

Duke iu referuar gjithnjë modeleve të hartave të parashikuara deri ditën e Enjte temperaturat në vlerat e mesditës pritet të jenë në vlera ‘normale’ si për muajin Korrik.

Duke filluar nga dita e Premte gradualisht vendi ynë pritet të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehti dhe temperatura që pritet të ‘kapërcejnë’ vlerat 37-38°C në rang vendi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit