Juristi Kreshnik Spahiu ka thumbuar protestën e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një statusi në Facebook, Spahiu ka ironizuar flamurin e SHBA-së me kokë poshtë.
AI theksoi se një flamur i tillë flamuri me kokë poshtë simbolizon nënshtrim.
“Në protestë ndodhej vetëm një flamur “armik”.
Jo rastësisht, edhe ai me kokë poshtë (mbrapsht)
Sipas Kushtetutës Amerikane: “Flamuri mbrapsht simbolizon kapitullim dhe nënshtrim”
Durim çuna, Durim se keni bërë llogaritë gabim.”, ka shkruar Spahiu.
Ndërkohë me herët ai shkroi: “Nuk e ndoqa protestën sepse ndoqa dasmën e Berluskonit. Dikur isha adhurues i tij politik.
Atëhere ishte karizmatik, tani është komik. Shikoja martesën e tij në moshën 86 vjeçare, dhe i mirkuptova demokratët shqiptarë pse ende kanë shpresë që stërgjyshi i tyre të bëhet “dhëndër” për herë të tretë.
“Dashuria s’ka moshë për seksin, jo për partinë”