Të paktën 24 civilë u plagosën në rajonin ukrainas të Mykolaiv (jug) për shkak të bombardimeve ruse në 24 orët e fundit. Të dhënat u njoftuan nga Kreu i Këshillit rajonal, Hanna Zamazeyeva në Telegram, sipas Ukrinform.
“Okupatorët vazhdojnë të bombardojnë rajonin e Mykolaiv. Qyteti u sulmua mëngjesin e sotëm. Vendbanimet në rrethet Bashtanka dhe Mykolaiv u goditën. Sulmet u regjistruan në fshatrat Bereznehuvate, Bashtanka, Pervomaisk dhe në komunitetin Ochakiv. Në përgjithësi, 24 persona u plagosën “në 24 orët e fundit, shkroi Zamazeyeva.”, tha ai.