-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thellohet skandali me pronat, arrestohet topografi në Vlorë për ryshfet (EMRI)

Kryesoret

Një topograf në Vlorë është arrestuar nga policia pasi lëshoi dokumente zyrtare në këmbim të ryshfetit.

Ai quhet Admir Gozhupa dhe është 52 vjeç.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një hetimi 1-mujor, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. G., 52 vjeç, me detyrë topograf, pranë Njësisë Administrative Qendër, Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, pasi nga hetimet rezulton se ky shtetas, kundrejt pagesës, ka pajisur me një dokument zyrtar, një shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit