Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë mesditë në Mallakastër, ku 38-vjeçari Besnik Veliaj humbi jetën, pasi ra në pusin e ujit, ndërsa i plagosur mbeti 33-vjeçari Bledar Bregu.
Në pus ka hyrë për të shpëtuar dy burrat zjarrfikësi Albens Zotaj, i cili është lënduar dhe është dërguar në spital.
Njoftimi i policisë:
Mallakastër/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në fshatin Lofkënd, Mallakastër, njoftohemi se në spitalin e Ballshit ka ndërruar jetë shtetasi B. V.
Shtetasi B. B. dhe shtetasi A. Z., 44 vjeç, (zjarrfikësi që nxori dy shtetasit nga pusi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor), u transportuan në spitalin Rajonal Fier.