Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin patën një bisedë telefonike lidhur me Sirinë, luftën në Ukrainë dhe transfertat e grurit.
Siç raporton Anadolu Agency, Erdogan i kërkoi liderit rus të krijojë një korridor të sigurt detar për eksportet e grurit ukrainas nga Deti i Zi, bazuar në planin e Kombeve të Bashkuara.
Lidhur me luftën në Ukrainë , presidenti turk argumentoi se ajo duhet të përfundojë me një “paqe të qëndrueshme dhe të drejtë”, duke shtuar se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë në ringjalljen e procesit të negociatave .
Për Sirinë , Erdogan theksoi rëndësinë e zgjerimit të mekanizmit ndërkufitar.
Biseda vjen në një kohë kur çmimet e ushqimeve kanë goditur “të kuqe” në mbarë botën, pasi frika është ngritur për sigurinë ushqimore të planetit për shkak të luftës në Ukrainë.