Dy të rinj në Gjirokastër po transportonin emigrantë në mënyrë të paligjshme kundrejt përfitimit.
Bëhet fjalë për Elaudor Çelakaj dhe Florian Toçilaj, me dy automjete ata ishin duke dërguar pranë pikës kufitare 6 emigrantë.
Policia ka bërë me dije se janë sekuestruar të dyja makina dhe dy celularë.
“Në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Hormovë”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit E. Ç. dhe F. T. duke transportuar me 2 automjetet përkatëse, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 2 aparate celulare,” ka njoftuar policia.