Dronët turq shumë të reklamuar nuk janë aspak të paprekshëm dhe siç është vërtetuar mund të “verbohen” ose mashtrohen shumë lehtë nga kundërmasat elektronike.
Qendra Kombëtare për Kërkim dhe Zhvillim Teknologjik (EKETA/IPTHIL) në Greqi, sipas mediave në Athinë është tashmë në fazën e testeve përfundimtare për platformën e parë greke anti-drone.
Ekipi hulumtues është gati të kalojë në fazën e testeve përfundimtare në kushte reale, ndërkohë që, në të njëjtën kohë, EKETA është në diskutime me kompani private për shfrytëzimin eventual tregtar të saj.
Qendra zhvilloi studime për zbulimin, identifikimin, lokalizimin dhe neutralizimin e mjeteve ajrore pa pilot të paautorizuar dhe potencialisht armiqësore.