-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-shefi i Formula 1 akuzohet, për mos deklarimin e 400 milionë paundëve

Kryesoret

Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone do të akuzohet për mosdeklarimin e 400 milionë paundë asetesh jashtë shtetit.

Akuza ndaj 91-vjeçarit u autorizua nga Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) të hënën pas një hetimi nga të Ardhurat dhe Doganat (HMRC).

Lajmi u bë i ditur nga Sky Sports.

“CPS ka shqyrtuar një dosje provash nga HMRC-ja dhe ka autorizuar një akuzë kundër Bernard Ecclestone për mashtrim me përfaqësim të rremë në lidhje me dështimin e tij për të deklaruar në HMRC ekzistencën e pasurive të mbajtura jashtë shtetit”, deklaroi kryeprokurori Andrew Penhale.

Sipas tij, procedimet penale kundër Ecclestone janë tashmë aktive dhe se ata kanë të drejtën e një gjykimi të drejtë.

Çështja do të shqyrtohet fillimisht në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit më 22 gusht.

Ecclestone dikur ishte CEO i Formula 1 përpara blerjes së Liberty Media në vitin 2017.

Ai e la pozicionin e tij emeritus brenda sportit në vitin 2020.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit