-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Varrosen viktimat e Srebrenicës, 27 vjet pas gjenocidit

Kryesoret

Eshtrat e 50 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, të identifikuara së voni, u varrosën të hënën në Qendrën Përkujtimore Potoçari – aty ku ndodhen varret e mbi 6,670 viktimave të tjera.

Më 11 korrik, në Bosnje e Hercegovinë shënohet 27-vjetori i masakrës, në të cilën forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, gjatë luftës së viteve ’90.

Masakra është cilësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur si gjenocid.

Në Potoçari, ceremonitë përkujtimore të masakrës i ndoqën mijëra veta.

Hamdija Fejziq, kryetar i Komitetit Organizativ për Përkujtimin e Përvjetorit të Gjenocidit dhe nënkryetar i Komunës së Srebrenicës, tha se ishte me fat që i mbijetoi gjenocidit.

Fejziq tha se ngjarja e tmerrshme nuk duhet të bëhet kurrë “vetëm një fusnotë në historinë e njerëzimit”.

Ai u bëri thirrje zyrtarëve në Bosnje e Hercegovinë që të ndërmarrin hapa konkretë për ta bërë Srebrenicën “një qytet jete, e jo vdekjeje”.

“Në Srebrenicë, fëmijët e lindur pas gjenocidit, rriten dhe ata janë shpresa jonë”, tha Fejziq.

Michael Murphy, ambasador i SHBA-së në Sarajevë, tha se vrasjet në Srebrenicë janë “një ngjarje e errët në histori, jo vetëm për [Bosnje e Hercegovinën], por për gjithë njerëzimin”.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë – zonën e shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit