-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ben Blushi: Selindjona dhe Akiljano në kërkim të kohës

Kryesoret

Nga Ben Blushi

Në Cërrik takova tre fëmijë. Vraponin për të kapur orën.

Si quhesh ti, e pyeta

Selindjona, tha vajza

Selindjona si ajo këngëtarja?

Nganjëhërë më thonë edhe Seli, tha Selindjona

Sa vjeç je Selindjona?

15 vjeç, tha Selindjona

Me kë jeton?

Me mamin, motrat e vëllain

Po babi?

Babi, ka vdekur, tha Selindjona

Si quhet vëllai?

Ky i vogli quhet Akiljano

Po i madhi?

Malboro King, ka dhe instagram

Po kjo është motra jote?

Kjo quhet Anxhelika por nuk dëgjon

Me se jetoni?

Ja lyp unë, tha Akiljano

Sa veta jeni në shtëpi?

5 motra dhe dy vëllezër

Çfarë bën gjithë ditën Akiljano?

Rri këtu te sheshi i qytetit

Të ngacmon njeri?

Disa herë më kanë rrahur, tha Akiljano

Pse të kanë rrahur?

Se kam një gocë

Si e ka emrin ajo goca?

Nuk ta them, tha Akiljano

Pse nuk ma thua, e pyeta

Se ti e nxjerr në facebook dhe më rreh Manueli

Kush është Manueli?

Vëllai i asaj gocës, tha Akiljano

Sa vjeç është ajo goca?

Nëntë vjeç, tha Akiljano

Mos ki merak se nuk i tregoj të dashurat e shokëve, thashë unë

Prapë nuk ta them, tha Akiljano

Mos ma thuaj, thashë unë

Po ti nga je, pyeti Akiljano

Nga Tirana, thashë unë

Jeton te Pesëmbëdhjetkatëshi?

Jo nuk jetoj aty, thashë unë

Aty ka ashensor, tha Akiljano, jeton motra ime

Çfarë bën motra jote të Pesëmbëdhjetëkatshi?

Ngjitet çdo ditë me burrin e vet

Tani do ngjitesh te ora të të bëj fotografi?

Prit, tha Akiljano

Çfarë ka, i thashë

Këto fletët nëpër mure ti i ke ngjitur?

Jo, thashë unë, unë nuk kam ngjitur asnjë fletë në muret e Cërrikut

Ja kjo fleta këtu, tha Akiljano

Ja ta lexojmë, thashë unë

Kampi veror, tha Akiljano

Nga data 13 deri në 16 Korrik, thashë unë

Falas, tha Akiljano

Ou sa mirë, thashë unë

Çdo ditë nga ora 8 deri në 12, tha Akiljano

Ku mbahet kampi veror, e pyeta

Ja ta shof, tha Akiljano

Lexoje, thashë unë

Adresa, Kisha Ortodokse Cërrik, tha Akiljano

Do shkosh?

Është falas, tha Akiljano

Tani do bëjmë fotografi te ora, thashë unë

Bëjmë, tha Akiljano, po si thua të shkoj në kamp?

Unë them të shkosh, thashë unë

Në çfarë ore të shkoj?

Shko herët, thashë unë

Po shkova në 12 a ka më ushqim, pyeti Akiljano

Ushqim ka në çdo kohë po nuk ka më goca, thashë unë

Atëherë po shkoj që në 8 e gjysëm, tha Akiljano

Sa vjeç je Akiljano?

Në 24 Korrik mbush 10 vjeç, tha Akiljano

Do vi për ditëlindjen tënde, thashë unë

Po nuk më solle peshqesh mos hajde, tha Akiljano

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit