Një 33-vjeçare me djalin 6-vjeç janë aksidentuar sot në Fier, por sipas policisë, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Sot, rreth orës 12:30, në lagjen “Kastriot”, Fier, shtetasi L. A., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët, shtetasen E. K., 33 vjeçe dhe djalin e saj 6 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën” njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.