-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Inceneratori i Elbasanit po gllabëron fonde”, Gështenja: Para për të groposur plehra!

Kryesoret

Deputeti i PD-së Lefter Gështenja ka publikuar disa dokumente në rrjetin e tij Facebook, që tregojnë se inceneratori i Elbasanit po merr sërish fonde nga shteti.

Ai është shprehur se me një fond prej 170 milionë lekësh, inceneratori i Elbasanit, kërkon mjete të rënda për sistemimin dhe depozitimin e mbetjeve.

“Inceneratori i Elbasanit po harxhon para për të groposur plehra!

Afera e inceneratorëve po gllabëron sërish fonde publike. Inceneratori i Elbasanit, i cili u propogandua gati për punë, për të djegur plehrat, ka hapur tender publik për të groposur plehra.

Me një fond prej 170 milionë lekësh, inceneratori i Elbasanit kërkon mjete të rënda për sistemimin dhe depozitimin e mbetjeve. Me pak fjalë, u harxhuan dhjetëra miliona euro që plehrat të digjen por inceneratori i është kthyer metodës së mëparshme, me groposje.

Mbi 400 milionë euro gllabëruan pushtetarët me kompani fantazëm nga lekët e shqiptarëve, por duket se vjedhja nuk ka përfunduar ende”, shkruan Gështenja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit