-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lidhja 50-vjeçare e Biden-it me Izraelin që shpjegon vizitën e tij të kësaj jave

Kryesoret

Atë mëngjes pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 1992 në SHBA, hyra në zyrën e Shimon Peres.

Isha një këshilltar i ri me njohuri për politikën e jashtme që mendonte se misioni i tij ishte të pasuronte me dije Peres-in mbi çështjet e SHBA-ve.

Kur hyra, mërmëriti një përshëndetje teksa mezi ngriti sytë nga libri që po lexonte.

“Dëshiroj t’ju ofroj disa njohuri fillestare dhe sugjerime për fitoren e Bill Clinton-it”, i thashë.

Ai ngriti sytë dhe më pyeti se cilat ishin ato. Dhe unë vijova.

Me të mbaruar, më tundi dorën dhe më tha se kishte takuar çdo president amerikan që nga Harry Truman.

“Me të vërtetë mendoni se mund të hyni këtu dhe të më tregoni se cilat janë pasojat e zgjedhjes së këtij djali të Clinton-it, 12 orë pas zgjedhjeve?”.

Një pyetje që nuk mbaj mend nëse i dhashë përgjigje.

Le të mendojmë pak për ekuivalentin amerikan të Peres: Joe Biden.

Askush nuk i afrohet aq shumë përvojës së tij dhe njohurive mbi Izraelin.

I betuar si senator i ri nga Delaware në janar të vitit 1973, ai kaloi 36 vjet në Senat, dy herë duke qenë kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit.

Më pas, ishte nënkryetar me dy mandate, midis viteve 2009-2017 nën Presidentin Barack Obama, përpara se të zgjidhej president në vitin 2020.

Biden është takuar dhe ka punuar me çdo kryeministër izraelit që nga Golda Meir.

Ai u takua dhe u njoh me Yitzhak Rabin në vitin 1974, me Menachem Begin në vitin 1977, me Shimon Peres dhe Yitzhak Shamir që nga viti 1984.

Është njohur me Rabin në vitin 1992, pastaj me Benjamin Netanyahu në vitin 1996, Ehud Barak në vitin 1999, deri te Naftali Bennett në vitin 2021.

Të mërkurën, ai do të takohet me Yair Lapid.

Cilido qoftë kryeministri i ardhshëm pas zgjedhjeve të 1 nëntorit, Biden-i i ka takuar tanimë.

Ky profil biografik nuk pasqyron shtrirjen e plotë të marrëdhënies së tij me Izraelin.

Të dhënat e tij të besueshme të votimit, deklaratat, nënshkrimet në letra dhe prania e tij në pikat kyçe të politikës së SHBA-ve në Lindjen e Mesme dhe gjatë ngjarjeve përcaktuese në marrëdhëniet SHBA-Izrael, japin një pamje të një personi të përkushtuar.

Po ashtu mik të vërtetë të Izraelit.

Por ka diçka edhe më domethënëse për t’u theksuar në lidhje me të.

Ai është presidenti i fundit që ka shoqëruar rritjen dhe evoluimin e marrëdhënieve SHBA-Izrael që nga fazat e hershme të bashkëpunimit pas Luftës Gjashtë Ditore të vitit 1967 deri në aleancën që ekziston sot.

Ka qenë i pranishëm në krijimin e “marrëdhënieve speciale” dhe ndihmës thelbësore të mbrojtjes së SHBA-ve për Izraelin.

Kjo marrëdhënie është produkt i fundit të viteve 1960, në një sfond të Luftës së Ftohtë dhe përfshirjes së thellë të amerikanëve në Vietnam.

Ajo u staxhionua vetëm pas Luftës së Yom Kipurit të vitit 1973, kur Biden-i ishte senator.

Po ashtu Biden-i përfaqëson gjurmë të mbështetjes demokratike për Izraelin.

Por ai është në një masë të madhe një relike e mbështetjes tradicionale për Izraelin në një Parti Demokratike në ndryshim.

Shpjegimi i udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme për sa i përket përfitimeve gjeopolitike për Izraelin, kur trajektorja e politikës së SHBA-ve është drejt shkëputjes nga rajoni, nuk është diçka me të cilën Izraeli duhet të mësohet.

Me shumë mundësi nuk do të ndodhë më në të ardhmen e afërt.

Është e kotë të ripërtërihet pyetja se “pse Biden-i po vjen në Lindjen e Mesme”.

Është e qartë se nuk ka të bëjë me rritjen e prodhimit të naftës saudite.

Sepse amerikanët e dinë se thjesht nuk mund të pompojnë mjaftueshëm për të kompensuar humbjen e naftës ruse dhe sanksioneve të vendosura ndaj Moskës.

Biden-i nuk po vjen për naftën saudite, as nuk është entuziast për ndryshimin e politikës që do të përfshijë takimin me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.

Ai po vjen për të ndihmuar në krijimin dhe ofrimin e udhëzimeve të SHBA-ve për një aleancë rajonale që do të kundërshtonte Iranin.

Entuziazmi i mëvonshëm në Izrael ishte aq hiperbolik saqë disa filluan të fantazojnë për një NATO në Lindjen e Mesme.

Kjo nuk ka gjasa të ndodhë, sigurisht jo gjatë vizitës.

Çka mund të jetë e realizueshme është një bashkëpunim ad-hoc, mbrojtës midis shteteve të Gjirit dhe Izraelit.

Në vetvete, ky do të ishte një kontribut i madh nga Biden-i për sigurinë rajonale të Izraelit.

I besueshëm si ndaj miqësisë së tij prej dekadash me Izraelin, ashtu edhe ndaj parimit themelor të politikës së jashtme të administratës së tij për mbajtjen dhe menaxhimin me vëmendje të aleancave, Biden-i do të shkojë në Jeddah për arsye të sigurisë rajonale.

Ai e di që kjo nuk është një vizitë popullore.

Mund të mbante lehtë një takim në Shtëpinë e Bardhë me Izraelin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

SHBA-të po shpërbëhen.

Sistemi i tyre politik nuk po funksionon në mënyrë të rrezikshme.

Nga ana tjetër, Izraeli duhet të jetë i vetëdijshëm jo vetëm për miqësinë e hekurt të Biden-it dhe për të grumbulluar lëvdata boshe në vizitën e tij, por gjithashtu duhet të njohë problemet e tij politike – të brendshme dhe të jashtme.

Pa neglizhuar kritikat që ai po merr për vizitën.

Kjo është arsyeja pse murmuritja se marrëveshja me Iranin është katastrofike dhe se nuk ka asnjë shans të mundshëm për të ringjallur një proces diplomatik me palestinezët, vetëm sa do të shtojë kritikat kundër tij.

Do të vijë një ditë kur Izraelit do t’i mungojë të ketë një president amerikan si Joe Biden-i.

Marrë nga “Haaretz”, 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit