Në sistemin e ri të drejtësisë janë emëruar 22 studentë që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka emëruar në mbledhjen e sotme, ndërsa në datë 22 korrik do të nisin punën duke u betuar. Në shumë prokurori ka vakanca pas shkarkimeve dhe dorëheqjeve nga vettingu. Gjithashtu në mbledhjen e sotme janë caktuar edhe drejtuesit e disa prokurorive.
LISTA E PLOTE
- Zonja Ajkuna Anxhaku
- Zonja Albulena Kuliçi
- Zonja Alisa Spahia
- Zonja Armida Kaçi
- Zonja Besmira Vishe
- Zonja Blerina Musabelliu
- Zonja Denisa Plaku
- Zonja Entela Hasmujaj
- Zonja Esmeranda Basho
- Zonja Griselda Haxhiaj
- Zonja Iva Harka
- Zonja Ledjana Shkurti
- Zonja Matilda Fetau
- Zonja Matilda Peza
- Zonja Redona Ndoni
- Zonja Vasjana Postol
- Zoti Alban Syri
- Zoti Denis Hyka
- Zoti Eni Çulli
- Zoti Leonard Suci
- Zoti Ndriçim Halilaj
- Zoti Urim Kalia
Në funksion të caktimit në detyrë të të emëruarëve nga radhët e magjistratë të rinj të diplomuar në vitin 2022, Këshilli miratoi projektaktin për shpalljen e vendeve të lira konkretisht:
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës 2 vende;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë 1 vend;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër 4 vende;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër 2 vende;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin 1 vend;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë 1 vend;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje 1 vend;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat 1 vend;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë 3 vende;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec 1 vend;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër 2 vende;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë 2 vende;
- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë 1 vend.
Në vijim Këshilli miratoi projektaktet e propozuara nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës për caktim të përkohshëm me afat 3 mujor, të prokurorit në detyrën e drejtuesit si më poshtë vijon:
- Arens Çela, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë;
- Kledian Llaho, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë;
- Asllan Bajramaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet;
- Genci Mane, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier;
- Julian Çafka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër;
- Lazër Çardaku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër;
- Moisi Duda, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;
- Pierind Çukaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.
Gjithashtu, nëpërmjet këtij mjeti ligjor Këshilli miratoi projektaktet për caktim të përkohshëm të prokurorëve si më poshtë:
- Kujtim Basha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;
- Elidjana Kasa, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, në detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë;
- Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
Në përfundim të seancës plenare u diskutua projektakti për miratimin e kërkesës së zonjës Klerona Meçi dhe deklarimin e njësimit të statusit të ndihmësit ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme me këshilltarin ligjor jo-magjistrat në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Prokurorisë së Përgjithshme, dhe u miratua me 7 vota pro.