-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta konferencë urgjente për inceneratorët: Tronditëse! Kjo është afera e shekullit

Kryesoret

Tronditëse dhe ulëritëse. Kështu e ka cilësuar Presidenti Ilir Meta aferën e inceneratorëve. Kreu i shtetit përpos qeverisë, fshikulloi institucionet bankare dhe ligjzbatuese që duhet të kishin parandaluar skemën kriminale, që përdori të moshuarit në azile, çobenjtë, por edhe të vdekurit.

Përpara se të përqendrohem në çështjen kryesore, përpara se të kaloj te afera e shekullit, e inceneratorëve, meqë kemi një zhvillim të freskët, por jo të pazakonshëm nga Kuvendi, ku komisioni rrëzoi dekretin për Butrintin, që është po kaq e madhe dhe ka të bëjë me trashëgiminë tonë kulturore, që na risolli një sjellje arrogante në raport me konsultimin, me dëgjesën ndaj ekspertëve të fushës dhe shoqërisë civile që u përjashtuan në mënyrë brutale dhe tregon deputetët janë të diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të njërës prej pasurive më të çmuara kulturore. Do të uroja që deputetët të lexojnë të gjitha argumentet. Pas të moshuarve në azile dhe çobenjve, dje u zbuluan faktet edhe për qytetare që kishte vdekur dhe në emër të saj janë bërë transferta 5-6 milionë euro. Kjo është tronditëse.

Një qeveri që thotë nuk kemi lekë për avion dhe helikopter që ka kërcënuar Llogaranë dhe që sivjet pushtoi edhe Sazanin, ndërkohë që në sytë e opinionit shohim një situatë kaq të rëndë të korrupsionit, kaq flagrante, e cila është edhe më e poshtëruese për cdo qytetar.

Cfarë është ky sistem që pranon firma të njerëzve që nuk jetojnë, çfarë është kjo QKB-ja, këto noterë, ky është krimi ekonomik, institucioni i pastrimit të parave. Këto para shkojnë për llogari të krimit dhe askujt tjetër. Ftoj Kuvendin që të merret më seriozisht” tha Ilir Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit