Këtë të martë në Komisionin Ekonomik është shqyrtuar dekreti i presidentit në lidhje me çështjen e Butrintit.
Shqyrtimi nuk është kaluar pa debat. Fillimisht deputetja Ina Zhupa ka shprehur pakënaqësitë e saj pasi në fjalën e zv.ministres së Kulturës u la të kuptohej që dekrete do të hidhej poshtë.
Fjalimi i Zhupës ka zgjatur tej limiteve kohor dhe kjo që ka acaruar kryetarin e komisionit Eduart Shalsin.
Shalsi: Faleminderit znj. Zhupa,
Zhupa: Po ashtu… Nuk kamë mbaruar dhe prit, se nuk ka kohë,
Shalsi: Një sekondë, ju thash…
Zhupa: Znj. Gjylameti foli sa deshi tani…
Shalsi: Të përgatitet… ka një normë dhe një etik tashmë,
Zhupa: Sipas rregulloores së kuvendit nuk ka një përcaktim kohor,
Shalsi: J ka ka një normë, kam 10 minuta që të them,
Zhupa: E di që nuk të pëlqen e vërteta, por…
Shalsi: Ti mua sot më ke çarmatosur, nuk e di po më bënë të kthej mendje,
Zhupa: Ke qenë tij ai që ke dhënë teatrin, e di shumë mirë sesa nuk ua ndjen fare për trashëgimin kulturore. Ju keni frikë nga e vërteta.