Dekreti i Presidenti për çështjen e Butrintit u rrëzua gjatë debatit të sotëm në Komisionin e Ekonomisë.
Ligji u rikthye në Kuvend. Debati ka vazhduar dhe gjatë voti it në Komision, ku deputetja e PD-së Ina Zhupa po sqaronte se pse nuk duhej rrëzuar dekreti pro, kryetari i Komisonit Eduard Shalsi tentoi disa herë ta ndërpriste deri sa e mbylli seancën me votim të përshpejtuar.
Nga ana tjetër, zv.ministria e Kulturës është shprehur se dhënia e Butrintit te privatët do të ndihmojë më tepër në mirëmbajtjen e tij.
“Në shtetet diktatoriale mund të mos ketë fare forma të subjekteve private të interesuara për menaxhimin e pasurive kulturore. Kjo nuk do të thotë se menaxhimi është më i mirë se në vendet perëndimore. Privatët duke pasur më shumë fonde në dispozicion kanë mundësi të investojnë në ekspertizë më të mirë,” është shprehur ajo.