Ish-zv/kryeministri Erion Braçe nuk u ndahet akuzave për ministrinë e Bujqësisë në lidhje me tregun e fermerëve dhe rregullat e vendosura nga grumbulluesit që fitojnë shumë herë më shumë se prodhuesit.
Të enjten e kaluar, Braçe e thirri në interpelancë me tone të forta, por ministrja Krifca ia ktheu duke e pyetur, “përse bërtet”. Deputeti socialist, sot i ka shpjeguar me një tjetër postim në Facebook arsyen se përse bërtiti.
“Ja pse bërtas unë
Tërbuf, poshtë Grabianit
Në Fushë, dje- nga mëngjesi në drekë;
Une: i kujt eshte shalqini?
Punetori: i te zotit!
Une: per ke po grumbullon?
Punetori: per vete!
Une: po kush eshte ky qe po grumbullon per vete?
Punetori: po ku di une Erion, une punetor jam.
Une: po mire, shyqyr po vilni, tu vej mbare!
Ne dreke;
Une: u lodhet!
Punetori tjeter: po pak, shyqyr eshte me freske sot.
Une: erdhi i zoti?
Punetori: jo, erdhi makina, do ngarkojme tani.
Une shoh makinen dhe emrat ne te: lere lere e kam te qarte tani.
SI THASHE NE KUVEND;
GRUMBULLUESIT JANE BERE EDHE PRODHUES TE SHALQINIT, PRODHOJNE VETE NE TERBUF DHE NUK GRUMBULLOJNE PREJ DITESH AS NE CERMA, AS NE BICUKAS, AS NE SULZOTAJ, AS NE IMSHTE, AS NE ESKAJ, AS NE GJONAS!
PO SHESIN SHALQININ E TYRE!
NUK HUMBIN ASNJE QINDARKE SI PRODHUES, SIC BUJKU QE JU SHET NEN KOSTO SHALQININ “SIPAS LOJES” QE KETA UDHEHEQIN!
JO, KONKRETISHT KY PRODHUESI I TERBUFIT PO EKSPORTON ME 30 CENT TE EUROS!
E KUPTONI SA SHUME PO FITON?
Ta kish ngritur vete PIKEN E GRUMBULLIMIT, magazinen e frigoriferet, patjeter qe nuk do beja ze.
POR JA KA NGRITUR AZHBR, ME PARATE E TAKSAVE EDHE TE BUJQVE!
Ne nje kontrate mizerabel qe nuk ka asnje detyrim per ta ne raport me bujqit!
KJO ESHTE E PADREJTE!
NDAJ BERTAS UNE” shkruan Braçe.