-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Majori me “shtëpi bari”! Ministria: Përgjegjësi personale! PS: Të flasë drejtësia

Kryesoret

Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debati në mbledhjen e sotme pas arrestimit të majorit shqiptar në Holandë, Ermal Dinoshi, që dyshohet se pas punës administronte një “shtëpi bardhi”. Kjo solli shkarkimin dhe arrestimin e tij.

Ministria i bëri thirrje të kthehet në atdhe, por Gazment Bardhi tha se ai ndodhet në qeli. Deputeti i PD-së akuzoi të gjithë zinxhirin e Mbrojtjes. Kjo solli reagimin e socialistëve. Ministria tha se “përgjegjësia është personale”.

Debati në komisionin e Ligjeve

Gazment Bardhi: Një ushtarak shqiptar është arrestuar në Holandë. Ai është në burg, se është arrestuar për trafik, ishte administrator i një “shtëpie bari” në Holandë. Paradite veshin uniformën dhe pasdite merren me “shtëpinë e barit” dhe trafik të lëndëve narkotike.  

Klodilta Bushka: Nuk keni lënë lajm gazetash pa lexuar. Po çfarë lidhje ka kjo? Ju bëni edhe gjyqtarin dhe prokurorin. Nuk mund të japim vendime.

Ministria e Mbrojtjes: FA në respekt të uniformës nuk mund të identifikohet me një rast të tillë të vetëm dhe përgjegjësia është personale.

Gazment Bardhi: Unë nuk solla lajme gazetash. Unë solla deklaratat zyrtare të ministrisë së Mbrojtjes. Sa i përket përgjegjësisë personale, është dështim total i të gjitha institucioneve, përfshirë shërbimin informativ ushtarak, se prandaj paguhen ata. Këtu nuk ka përgjegjësi personale, por dështim. E mbani mend një tjetër ushtarak që transportonte lëndë narkotike me helikopterë të ushtrisë.

Klodilta Bushka: Kolegë ju bëj thirrje të qëndrojmë në rendin e ditës. Zoti Bardhi ju lutem përmbylleni.

Gazment Bardhi: A ka mundësi të mos e mbyllësh mikrofonin? Ka dështuar ministri i Mbrojtjes, shefi i shtabit dhe shërbimi informativ ushtarak.

Klodilta Bushka: Mos e përdorni mikrofonin për deklarata politike.

Gazment Bardhi: Po këtu për politikë jemi.

Pandeli Majko: Zoti Gazi i përket atij brezi që nuk e ka kryer shërbimin ushtarak dhe mos njohja e strukturave…Kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë, por kjo nuk i fajëson të gjithë.

Denis Deliu: Rasti nuk është sqaruar, mënyra më e mirë është të heshtim, mund të jetë edhe një keqkuptim. Puna e ushtarakut është me sakrificë dhe jo e trajtuar mirë. Këto debate e dëmtojnë imazhin dhe punën e atyre.

Gazment Bardhi: Ne çojmë një ushtarak në NATO dhe ai pas punës merret me trafik droge. Ju thatë mund të jetë keqkuptim, e morët në mbrojtje. Unë pyeta a ka informacion për rolin e institucioneve. Ministria i bënte thirrje të kthehej në atdhe, por ai është në burg, si të kthehet në atdhe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit