-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takoi Yuri Kim, kreu i OSBE-së: Do fuqizojmë SPAK-un

Kryesoret

Ambasadori i OSBE-së ka zhvilluar një takim këtë të martë me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.

Prezenca e OSBE në Tiranë përmes një postimi në Twitter thekson se ambasadori Monaco dhe ambasadorja Kim kanë rënë dakord që të forcojnë punën e tyre të përbashkët për fuqizimin e Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK-ut.

“Gjithmonë kënaqësi takimi me ambasadoren e SHBA në Shqipëri. E falënderuam atë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të vazhdueshëm me OSBE në Shqipëri, për aspekte të shumta të shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar. Ramë dakord të forcojmë punën e përbashkët për një Gjykatë Kushtetuese dhe SPAK të fuqizuar. Shprehëm inkurajimin tonë që Shqipëria të mundësojë votimin nga jashtë vendit, siç përcaktohet në Kushtetutë, dhe mbetemi të gatshëm të japim ndihmën tonë”, thuhet në mesazhin e Prezencës së OSBE në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit