-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjatimi i Lanës, planifikohet prishja e më shumë se 200 shtëpive

Kryesoret

Një projekt i ri i Bashkës së Tiranës për zgjatimin e Lanës nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar do të preki disa banesa të tjera, të cilat do të shemben.

Ky lajmë është bërë i ditur nga vet kryetari, Erjon Veliaj, i cili ka njoftuar se urbanizimi i Tiranës nuk mund të kufizohet dhe banorët që do të preken do të dëmshpërblehen me aq metra katror shtëpi sa kanë aktualisht.

“Bëhet fjalë për 24 struktura rezidenciale, me çertifikatë pronësie që i përket 26 familjeve, 211 strukturat e tjera janë në tokë të Bashkisë. Janë në tokën tonë, por nuk po i përzëmë. Po u themi: “Na lini të bëjmë shtëpitë tamam, që mos t’i marrë Lana përpara, dhe të gëzoni edhe për faktin që jeni në buzë të një super bulevardi”, se vazhdon me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, dhe ndërkohë është tokë e shtetit. Nuk do i lëmë pa shtëpi, do marrin aq sa kanë, por ne do të vazhdojmë të urbanizojmë Tiranën. Janë 9 struktura që janë akoma në proces verifikimi dhe 71 parcela tokash, disa më të vogla dhe disa më të mëdha”, u shpreh Veliaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit