-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Amnistia fiskale, Kryemadhi: Mund të shërbejë për pastrim parash

Kryesoret

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një intervistë për Zërin e Amerikës, është pyetur lidhur me një denoncim nga ish-deputeti Halit Valteri, për kontrata lobimi me fonde të padeklaruara si dhe për pastrim parash.

Kryemadhi tha se nuk dëshiron të “merret me të”, duke shtuar se ka bërë kallëzim për kallëzim të rremë.

Sakaq, lidhur me amnistinë fiskale, Kryemadhi tha se është një mënyrë që t’i hapur rrugë parave të pista për t’u futur në Shqipëri, “për të mos thënë që mund të shërbeje për pastrim parash për institucione apo grupe kriminale jashtë dhe brenda Shqipërisë”.

“Mendoj se VOA e di si funksionojnë kontratat e lobimit, s’kam ndërmend të merrem me të, i kam bërë kallëzim për kallëzim të rremë… Paratë e shqiptarëve janë përdorur për blerje mediash, politikanëve, institucioneve ndërkombëtare, bizneseve, edhe të politikanë brenda për brenda për tu mbyllur gojën… është një situatë që për shmangien e vëmendjes nga skemat korruptive, që SPAK po të funksiononte, do kishte hetuar jo vetëm aferën e inceneratorëve, por dhe përdorimet dhe futjen e parave që vijnë sipas meje jashtë biznesit shqiptar, para biznesi që kanë dëmtuar ekonominë shqip. Për të larguar vëmendjen e opinionin  publik dhe ndërkombëtare me amnistinë fiskale, që është kriminale, tjetërson paratë e krimit, drogës dhe terrorizmit, apo trafiqeve të tjera, për ta legalizuar në vendin tonë.

Amnistia fiskale, nuk mendoj se shërben me çështjen e diasporës, s’mendoj se ka ndonjë emigrant në SHBA dhe do sjellë 2 mln kesh, mendoj se është manipulim i opinionit, për të mos thënë që mund të shërbeje për pastrim parash për institucione apo grupe kriminale jashtë dhe brenda Shqipërisë”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit