Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast në Qendrën Spitalore Universitare. Ai ka bërë publik mesazhin e një qytetari i cili i ka dërguar edhe foton nga korridori i QSUT ku shihet një pacient i shtrirë në tokë dhe një mjek qëndron pranë tij në këmbë. Ish-kryeministri e cilëson gjendjen katastrofike.
“Gjendje katastrofë në urgjencën e QSUT-së! Nuk ka shtetër dhe të sëmurët shtrihen në dysheme. Shtrati shitet me 10 mijë lek.
Shërbimi shëndetësor në ditën e tij më të zezë! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb Doktor mirmgjesi.Me erdhi sot mgjes.Denoncoje po munde.
Ky eshte nje skandal qe ka ndodhur dje pas dreke tek urgjenca QUST.Ku nje punonjeseje te nje fasonerie ne Tirane i ka ra te fiket ne orarin e punes brenda ne nje fsoneri ku lageshtira dhe temperaturat arrijne 36-38 grande.
Ne urgjenen e QSUT njerzit jane te shtrire ne dysheme,mungojn shtreter, mungon personeli,mungojn ilaçe e çdo gja.Kjo vajza ka paguar 10 mij Leke te vjetra per ta shtrire ne ate krevat qe duket ne fotot qe me dergoj“- shkruan Berisha.