Elvis Kelmendi është një nga shtatë të arrestuarit në Bosnje dhe Hercegovine, ku Njësitet Speciale zhvilluan një aksion kundër krimit.
E në Kosovë gjykohet babai i dënuar i Elvisit, biznesmeni nga Peja, Naser Kelmendi i akuzuar edhe për vepra tjera penale si trafikues ndërkombëtar i drogës dhe aktivitete të tjera kriminale.
Seanca e fundit gjyqësore ndaj tij është zhvilluar më 6 korrik të këtij viti.
Gjatë asaj seance Besnik Berisha, avokat i Naser Kelmendit ka kërkuar që në atë gjykim të jenë të pranishëm sërish dëshmitarët Robert Leshdedaj, Isuf Hasanaj dhe Samir Kuqi, duke e cilësuar këtë si kërkesë imperative.
Ndaj afaristit Kosovar rëndojnë një mori akuzash, ai ishte shpallur fajtor për narkotikë. Por ishte shpallur i pafajshëm në akuzat për krim të organizuar dhe vrasje.
Kelmendi ka qenë edhe në llupën e drejtësisë së EULEX-it për akuza të krimit ndërkombëtar. Ndërsa, djemtë e tij, Elvisi, Liridoni dhe Besnku ndiqen edhe nga drejtësitë e vendeve të rajonit.
E për babai e tyre, në Kosovë Prokuroria kishte ngritur aktakuzë në korrik të vitit 2014.
Me vite ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj tij, deri në shpalljen e fajësisë në vitin 2018.
Por ende nuk janë mbyllur të gjitha lëndët që rëndojnë mbi aktivitetin e Naser Kelmendit, biznesor dhe privat.
Si akuzë kryesore ndaj tij rëndojnë akuza specifike me kultivimin dhe shitjen e drogës dhe shpërndarjen jashtë territorit të Kosovës, duke përfshirë edhe vende të Amerikës Latine.