Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është përplasur ashpër këtë të mërkurë në Komisionin e Ligjeve me deputetin e PD-së Gazment Bardhin.
Bardhi tha se Manja duhet të ishte në burg, pasi sipas tij është “vrasës dhe hajdut”, ndërsa Manja tha se “nuk i ka duart e lyera me gjak”.
DEBATI
Manja-Bardhit: I pyetët qytetarët e Bulqizës, të Malësi së Madhe etj. U ngritët në mëngjes…Jo se nuk ke pyetur asnjë. Ditën që ike nga zyra dyfishove tarfiat për qytetarët shqiptarë dhe që e kemi fituar në Gjykatë të Apelit. Ky është shqetësimi që ke ti për shqiptarët. Nuk dua përgjigje prej teje se e ka dhënë Gjykata e Apelit me vendim. Të ka rrëzuar udhëzimin e përbashkët për tarfiat që ke firmosur me Ministrin e Financave. Dhe vjen këtu dhe flet për shqetësimet e qytetarëve. Unë kam ardhur me shumë seriozitet për të diskutuar për hartën. Është një proces që është ndarë mes KLGJ dhe ministrit të Drejtësisë për buxhetimin dhe logjistikën e hartës.
Bardhi-Manjës: Ti duhet të ishe në burg
Manja: Unë s’jam vrasës
Bardhi: Je më shumë sesa vrasës, ti je vrasës dhe hajdut
Manja: unë nuk i kam duar të lyera me gjak. As xhaketën se kam të lyer me gjak dhe nuk e fus familjet shqiptare në konflikt