-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E bënë të “pasur”, flet fukaraja: Unë pastroj pallatet e deputetëve, jam pa shtëpi

Kryesoret

Merita Hajdari e cila rezultoi pronare e një kompanie fiktive të lidhur me inceneratorët tashmë kërkon pronësinë e kësaj kompanie. Ajo u shpreh se për të siguruar jetesën mbledh kanaçe dhe punon pastruese në pallatin ku jeton një deputet. Hajdari tha se kartën e identitetit e ka bërë kur ishin zgjedhjet ndërsa më parë ajo i kishte humbur në autobus.

“Të më japin këto biznese të rregulloj dhe unë fëmijët. Dua drejtësi nga shteti se kam dalë në gjithë botën. Mbledhim problemet tona. Me hallet tona dhe në qafë shtetit nuk i kam rënë. Kam pasur mbledhur kanaçe, tani punoj në fruta perimet, shkoj laj pallatet te këto deputetët, pastroj pallate. Punoj dhe pastruese, gjysmë ore.

Punë të zezë pa licenca, pa gjë. Nuk më merr njeri në punë mua se unë jam sakate nuk i komandoj dot duart. Kam 13 me astmë. Tani ma kanë bërë invaliditetin. Ma hoqën edhe ndihmën ekonomike. Unë kërkoj drejtësinë time dhe të më ndihmoj shteti me këto probleme. Dua drejtësi kush m’i ka bërë këtë. A m’i ka hedhur mua këto biznese, le të m’i japë këto biznese. Më vjen turp të dalë rrugës.

Kur janë bërë votimet kartën ma ka bërë shteti. Kam marrë kartën te gjendja civilë. Kartën e vjetër ka vite që ma kanë vjedhur në autobus. Nuk i njoh këta persona fare kush janë. Edhe në bashki që kam shkuar për punën e strehimit. Nuk kam shkuar në zyra të tjera”, tha Merita Hajdari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit