-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhoma e Avokatisë: Dhuna ndaj avokatit kurrë nuk mund të justifikohet

Kryesoret

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë ka shprehur indinjatën e saj pas sulmit ndaj avokatit Kujtim Cakrani, duke kërkuar që autorët e këtij akti të shkojnë para drejtësisë.

Në një deklaratë, Dhoma theksoi se dhuna nuk mund të justifikohet nën asnjë rrethana dhe se ky incident tregon nevojën urgjente për mbrojtjen e profesionit të avokatit.

Kryetari i Dhomës, Prof. Dr. Maksim Haxhia, kërkoi veprime të shpejta nga organet e rendit dhe siguroi se çdo akt dhune ndaj avokatëve do të hasë reagime të fuqishme dhe të padiskutueshme nga institucionet përkatëse.

Reagimi: Reagim i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë shpreh mbështetjen e plotë njerëzore dhe i uron shërim të shpejtë kolegut dhe anëtarit të saj, avokatit Kujtim Cakrani. Duke dënuar dhunën si një mjet të papranueshëm me lëndime fizike, Dhoma kërkon nga organet e zbatimit të ligjit vënien përpara drejtësisë të autorëve të dyshuar. Ky nuk është një rast i izoluar dhe i bëjmë thirrje institucioneve të monitorojnë çdo rast që, nga sallat e gjykimit dhe dyert e drejtësisë, përfundon në rrugë, duke cenuar figurën dhe autoritetin e avokatit. Në emër të Dhomës, Prof. Dr. Maksim Haxhiaj kërkon që kjo ngjarje të zbardhet plotësisht, në kohën më të shpejtë të mundshme, si dhe të parandalohet çdo agravim i situatave të ngjashme. Për Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë Kryetari Prof Dr: Maksim Haxhia

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit