-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futbolli sjell mbi 10 miliardë në PBB-në e Italisë

Kryesoret

Futbolli profesionist italian është një nga sektorët kryesorë industrial. Një pasuri strategjike e të gjithë sistemit të vendit. Një sektor ekonomik i aftë për të përfshirë 12 sektorë të ndryshëm produktesh në zinxhirin e tij dhe që ka një ndikim direkt në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të Italisë.

Sipas një raporti të fundit “ReportCalcio” i përgatitur nga Qendra e Studimeve në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) në bashkëpunim me AREL (Agjencia e Kërkimeve dhe Legjislacionit) dhe PwC Italia (PricewaterhouseCoopers) rezulton se futbolli profesionist i jep PBB-së së Italisë 10.2 miliardë euro në vit.

Gjithashtu, futbolli profesionist në vendin fqinj është përgjegjës për krijimin e 112 mijë vendeve të punës.

Për 14 vitet e fundit, futbolli në Itali ka kontribuar më rreth 15.5 miliardë euro përsa i përketë taksave dhe sigurimeve shoqërore.

E thënë ndryshe, çdo 1 euro që ka “investuar” qeveria, i është kthyer në aspektin e taksave dhe sigurimeve në një vlerë prej 18.3 euro.

Futbolli profesionist vazhdon të përfaqësojë sistemin kryesor sportiv nga pikëpamja e kontributeve tatimore në Itali, duke perfshire 68.7%.

Ndërsa sigurimet shoqërore nga 2006 deri në 2020 janë rritur duke kaluar nga 74.2 milionë euro në 165.2 milionë.

Futbolli gjithashtu vazhdon të jetë sporti kryesor italian për sa i përket interest. 55% e popullsisë ose 27.4 milionë njerëz mbi 18-vjeç deklaruan se e ndjekin këtë sport. 48% është mesatarja evropiane

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit