Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, e ka konsideruar Hartën e re Gjyqësore, si një minë e cila do të plasë çdo ditë nga pak.
“U kërkua kjo seancë dëgjimore me shpresën e vakët se mund të kishte një reflektim nga qeveria sepse ajo e miraton. Seanca u shty dy apo tre herë. Është seancë funerali, kambanë alarmi për hipokrizinë që për atë që fshihet në të.
Harta e re, nuk ka gjyqtarë në sistem. Nuk ka gjyqtar se vetingu i miratuar me 140 vota u kthye mbrapsht… si ishte ajo shprehja: Më mirë djepi bosh se shejtani brenda.
Dhe e dyta që është më e rëndë nga idea për të kontrolluar gjithçka plus sistemin e drejtësisë. Ligjet atëherë u bënë në mënyrë të njëanshme, shpejt e shpejt e pa konsultime. vazhdoi historia edhe me zbatimin e ligjeve dhe fryma u përçua edhe tek institucionet e reja KLGJ. Sepse KLGJ është apolitik por nuk abstragoni nga ndjeshmëritë e publikut. ky është problem i madh. Thoni po qeverisim gjyqësorin duke qeverisur gjyqtarët. Nga 20 gjykata bëni 10.
I spostoni nga periferia ku jepet shërbimi në qendër. Aftësia e gjyqtarëve është e njëjta. Ndryshon vetëm: merre funksionarin, sille në qendër jepi komoditet, hallexhiu rri atje ku ishte dhe harxhon edhe më tepër. Më alarmant është se KLGJ e sheh si çështje jashtë sensibilitetit publik. Nuk mendoni për popullin. Ministri përmendi Përmetin. Kjo nuk është mëkat të dëgjosh njerëzit. KLGJ siç është konfiguruar sensibilitetin ndaj publikut e ka zero. Edhe avokati që është përfaqësues i avokatëve nuk është i tillë.
Mjafton të dëgjosh Helsinkin që përfaqësuesi i shoqërisë civile paska votuar pro hartës. Helsinki tha proces nuk ka.
Ministri ishte edhe më emblematik, tha është përgjegjësi e KLGJ por qeveria është e vetmja hallkë për mbrojtjen e interesave të publikut. Kryeministri e tha që pardje që s’dua t’ia di ç’bëhet me publikun.
Kolegë, kjo është minë që do të shpërthejë çdo ditë nga pak. Duhet të parashikohet pasoja e t’i dilet një orë e më parë, para”, tha ai.