Anglia po përfshihet nga ditët më të nxehta të vitit. Trarët e shinave të trenit janë përfshirë nga flakët për shkak të temperaturave.
Autoritet kanë bërë thirrje drejtuesve të trenave që të ulin shpejtësinë lëvizjes.
Steve White, drejtori i përgjithshëm i hekurudhave, ka shpërndarë fotografinë e zjarrit në rrjetet sociale, ku shprehu falënderimet ndaj kompanisë së hekurudhave të Londrës dhe brigadës së zjarrfikësve.
“Faleminderit që keni reaguar shpejt për ta lokalizuar zjarrin dhe i mundësuat trenave të vazhdojnë rrugëtimin e tyre”, shtoi White.