Prej kohësh në tavolinat e prokurorëve në SPAK po kalojnë dosjet e hetimit për kokainë e fshehur në kontejnerët e bananeve të “Alba Exotic Fruits”.
SPAK ka kërkua nga GJKKO një shtyrje të afatit të përfundi8mit të hetimit pasi dosja ende nuk është gati. Mësohet se Gjykata e ka shtyrë përfundimin e hetimeve me 3 muaj të tjera.
Eduart Dauti u arrestua, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Gjithashtu në burg është edhe menaxheri i kompanisë Barjon Gumeni.
Në dy nga konteinerët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, u gjetën 10 kilogramë e 185 gramë kokainë, e cila ishte fshehur në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë, një skemë e përdorur edhe më herët nga “Alba Exotic Fruit”.
Për këtë sasi droge të kapur sot është vënë në pranga administratori i ri i kësaj firme, Ermal Arapi.