-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-“Ligjet” i dëgjojnë për hartën, avokatët: Tani fillon vetëgjyqësia dhe hakmarrja

Kryesoret

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia kërkoi sot në komisionin e Ligjeve që të mos miratohet harta e re gjyqësore që shkurton 18 gjykata. Ai tha se nëse kjo ndodh do të nisë vetëgjyqësia dhe hakmarrja.

Ne pretendojmë që të shkojë shërbimi te qytetari, ndërkohë që kjo hartë e largon akoma më shumë qytetarin nga shërbimi, pa hyrë te problemet sociale, do të fillojë vetëgjyqësia, hakmarrja. Një grua që rrihet në Frashër të Përmetit, jo se përmetarët rrahin gratë (qesh), sa të vejë 6 orë, i ka ikur edhe inati, i ka ardhur rrethi familjar, i ka bërë presion.

Ne argumentuam dhe dhamë zgjidhjen tonë. Ne jemi për të zgjidhur probleme. Mos kalojmë nga gjashtë apele në një se është ekstremitet i madh. Fatura nuk ka qenë e studiuar. Shqipëria nuk ka godina. Ne kërkuam tre apo katër apele, veriu të kishte një, një në Fier apo Vlorë dhe një në Korçë dhe apeli i Tiranës të ndahet në civil dhe penal dhe njëri të shkojë në Durrës.

Kundërshtuam që gjykatat e shkallës së parë të ktheheshin në seksione administrative dhe pastaj kur nuk kishte ngarkesë të gjykonte civilet. Të vetmen gjë që pranuam ishte për Sarandën dhe ishte zgjidhje politike, që Saranda të ketë një gjykatë të shkallës së parë. Lushnja me 200 mijë banorë të ketë gjykatë të shkallës së parë. Kërkuam edhe Kurbinin. Nuk u mor asnjë parasysh” tha ai.

Në fund ai kishte një kërkesë. “Ne nuk besojmë se ju e keni seriozisht këtë. Ju bëni hartën territoriale, por nuk e kemi seriozisht, bëni hartën territoriale sepse pushtetet shkojnë paralelisht dhe pastaj bëhet fatura dhe zgjidhja. Ju siguroj që nuk e kemi bërë këtë për xhepin tonë” tha ai. Avokatët prej 4 javësh janë në bojkot.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit