Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja kërcënoi avokatët për bojkotin që kanë nisur prej katër javësh. “Sa për protestën, grevë, nuk e di si ja kanë vënë emrin. Funksionimi i sistemit të drejtësisë, avokati ka rol kyç.
Nuk funksionon procesi pa avokatin, prandaj kur u bë reforma në drejtësi, magjistratit iu kufizua e drejta për bojkot. Avokatët e kanë të kufizuar të drejtën për grevë pavarësisht se janë të vetë organizuar.
E drejta e grevës është e kufizuar edhe për avokatët. Shumë shpejt do i drejtohem Kuvendit për të kufizuar të drejtën” tha ai duke i akuzuar më tej se shfuqizuan të drejtën për ndihmë juridike falas për qytetarët në nevojë. Kjo solli reagimin e deputetëve të opozitës.
Debati
Bardhi: A ka mundësi se nuk kemi ardhur të dëgjojmë kërcënime.
Bushka: Nuk jemi në kor këtu.
Çupi: Nuk jemi në riedukim.
Bushka: Atëherë silluni sikur nuk jeni në kafe.
Bushka: Nëse doni ta ktheni në kor unë e mbyll. Do të pushoni apo ta mbyll mbledhjen? Do ta ndërpres mbledhjen nëse nuk merrni masa për të garantuar qetësinë.