Komisioni i Disiplinës së Avokatëve vendosi sot që t’i pezullojë licencën për tre muaj avokatit të Fierit Nexhip Dauti me argumentin se ka thyer bojkotin që është bërë për hartën e re gjyqësore.
“5pyetjet.al” kontaktoi avokatin, i cili e pranoi se e ka thyer dy herë bojkotin.
“Unë isha në komision sot dhe kam pasur vetëm dy raste kur e kam shkelur sepse i kam pasur miqtë e mi dhe nuk mund t’i lija dhe me kanë detyruar.
Lexo KETU të gjitha lajmet për debatin sot te komisioni i Ligjeve për hartën e re gjyqësore
Njëri ishte se i digjej vajzës pasaportës amerikane dhe një rast ishte punonjës policie. Rastet nuk i morën në konsideratë” tha ai.
Po tani? “Unë do i drejtohem gjykatës administrative për vendimin” tha ai. Në fund, avokati akuzoi se “bojkoti është selektiv.
Ka edhe avokatë të tjerë që e kanë thyer bojkotin, por kryetari i dhomës Fier nuk i ka relatuar. Tani do i relatoj unë” tha ai për “5pyetjet.al”.
Nesër avokatët do të zhvillojnë një protestë përpara KLGJ-së.









