Merret masa e parë disiplinore për njërin nga avokatet qe ka thyer bojkotin e proceseve gjyqësore. I hiqet licenca për 3 muaj avokatit Nexhip Dauti i Dhomës së Avokatisë në Fier.
Kjo masë është marrë këtë të mërkurë nga Komisioni i Disiplinës. Ndërkohë që pritet të merret masë ndëshkimore edhe për 14 avokatë të tjerë.
NJOFTIM !
Komisioni Disiplinës, sot ne datën 13.06.2022 VENDOSI : Pezullimin e licencës profesionale te Av. Nexhip Dauti për një periudhe 3 mujore duke e konsideruar shkelje te rende “thyerjen e bojkotit” nga ky avokat i Dhomës Fier . Ju lutem, respektoni vendimin e DHASH, bojkoti vazhdon!