Sot është një ditë e rëndësishme dhe historike në Maqedoni, pasi Kuvendi po diskuton propozimin francez për hapjen e negociatave. Në Shkup opozita vijon protestat. Sot në Shkup ndodhet edhe Presidentja e KE-së, Von der Layen. Ajo u tha, se propozimi francez nuk rrezikon fare as identitetin as gjuhën maqedonase. Ajo tha se sikurse marrëveshja e Prespës ishte vendimtare për anëtarësimin në NATO, edhe propozimi francez do të jetë vendimtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Jam këtu para jush sepse besoj se ky është momenti të vazhdoni përpara drejt të ardhmes sonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, me Maqedoninë e Veriut si vend anëtare. Treguat vendosmëri. Marrëveshja e Prespës ishte shembull i guximit. Ajo u’a hapi rrugën për anëtarësim në NATO, dhe tani pas dy viteve RMV tregoi se është partner i besueshëm. Unë e di se e njejta do të ndodhë kur ju do të bëheni anëtare e BE-së.
Këtë e di sepse tanimë keni treguar kapacitet vital të ndryshoni shoqërinë tuaj drejt më të mirës. Përpjekjet për luftimin e korrupsionit janë shembull i mirë. Keni media të lira. Jeni një model i shembullt i shoqërisë multietnike. Keni zgjedhur rrugën e paqes në vend të konfliktit”, thotë Leyen.
Ajo shprehet se të gjithë jemi të frustruar për mos nisjen e negociatave deri tani por ajo shton se të gjithë bashkë do të luftojmë për ta realizuar këtë ëndërr.
“Shumë prej jush do të jenë të frustruar për shkak se shteti juaj ende nuk ka filluar negociatat. T’iu tregoj drejt, edhe unë jam. Por asnjëherë nuk u dorëzuat, as ne asnjëherë nuk u dorëzuam. Së bashku e ndjekim ëndrrën tonë për një të ardhme të përbashkët, dhe këtë ëndërr do ta shndrojmë në realitet.
Tani të gjithë duhet ta drejtojmë shikimin përpara, të fillojmë negociatat inkuadruese dhe të punojmë së bashku për rrugën që na çon drejt BE-së. Këtë mund ta bëjmë edhe javën e ardhshme nëse e marrim hapin e parë me propozimin francez. Ju të gjithë jeni të njoftuar me këtë propozim. Ai i mbron interesat tuaja shtetërore. Jeni të bindur se Komisioni ka qenë gjithmonë afër këtij shteti dhe do të vazhdojë të jetë edhe periudhën në vijim.
Vendimi është i juaji dhe vetëm i juaji. Në fund të fundit, bëhet fjalë për rrugën që ju e zgjodhët, ashtu siç e zgjodhët edhe më parë me marrëveshjen e Ohrit, me atë të Prespës dhe ndërtimin e dmeokracisë. Nëse vendosni të miratoni propozimin francez, ditëve në vijim do të organizohet konferenca e parë ndëreqveritare.
Ne menjëherë do të fillojmë me skrining të së drejtës ndërkombëtare. Do të jetë nder të presim ekipin tuaj dhe do të jetë nder të punojmë së bashku me ju”, thotë ajo. Nëse firmoset sot propozimi francez, i hap rrugë edhe negociatave për Shqipërinë.