-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Deputeti i PD-së i plas skandalin në sy kreut të SPAK-ut: Çfarë do më shumë?

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula i kërkoi sot kreut të SPAK-ut, që ishte në kuvend për të raportuar që të veprojnë për skandalin e kontrabandës së naftës në vend.

Ai tha se në 10 vitet e fundit, numri i makinave është dyfishuar, por importi i karburantit është ulur duke ngritur dyshime për kontrabandë ose shitjen e naftës së Ballshit si të importit.

Heshtja e deri tanishme krijon dyshimet për një skandal. Në vitin 2011 ishin 410629 mjete motorike dhe sasia e karburantit e importuar ka qenë 570 ton.

Po shkoj në 2021, kemi dyfishim të numrit të makinave, 740766 dhe logjika të bën të mendosh se edhe karburanti do të ishte dyfishuar, por sasia e naftës ka qenë më e ulët. Sipas doganave, sasia në 2021 ka qenë 536 mijë ton.

A mos ka hyrë nafta kontrabandë? Apo qytetarët blejnë naftë Ballshi për naftë importi? Shkelësit vazhdojnë që të shkelin ligjin” tha ai.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj replikoi duke treguar një tjetër version.

Ato që raportoni nuk janë shifrat reale. Janë dy komponentë karburantesh që futen, ato që futen direkt për qarkullim dhe ato që futen në zona të lira doganore.

Ndër vite sasia totale ka ardhur vetëm në rritje. Për 2021 ka qenë 751 mijë ton, për vitin 2011, 5700 ton” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit