-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më mirë Kanuni se Harta e re Gjyqësore”, Haxhia: Do e dërgojmë në Kushtetuese

Kryesoret

Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia është shprehur se ata nuk kanë forcë fizike për të ndaluar Hartën e re Gjyqësore, por gjykata Kushtetuese është ajo që do ta ndalojë këtë situatë.

Do të prezantojmë në mënyrë finale qëndrimin tonë në lidhje me Hartën e re Gjyqësore. Nuk ndihemi aspak të humbur që s’u morën parasysh problematikat. Ia bëmë të qartë të gjithë publikut që kjo hartë gjyqësore do të jetë në kosto të shërbimit dhe kohës së tyre të vyer. Një thirrje e fundit për KLGJ dhe qeverinë për ta riparë edhe një herë. I sigurojmë që kjo hartë do të krijojë problematika më të mëdha. Nuk vendosim vija të kuqe, kemi paraqitur argumentet tona, Drejtësia të jetë efektive dhe e realizueshme…Kemi propozuar shumë variante, më se të realizueshme dhe rezultatet janë bindëse. Kushtetuesja është hapi i fundit. Nuk bëjmë protestë për të treguar forcën tonë.” është shprehur Haxhia.

Nga ana tjetër një tjetër avokatë nga Lezha është shprehu se dhe Kanuni i Lek Dukagjinit është më produktiv për qytetarët se Harta e re Gjyqësore. Ai është shprehur se dëmtimi i që Harta do i sjelli qytetarëve, ata do i kthehen Kanunit të Lek Dukagjinit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit