-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e Avokatëve, Meta: Shqipëria ka nevojë për një sistem drejtësie të pavarur

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka shprehur mbështetje ndaj kërkesave të Avokatëve Shqiptarë të cilët u ngritën në protestë mëngjesin e kësaj të enjteje.

Ai i bën thirrje institucioneve dhe aktorëve të tjerë vendimmarrës që të dëgjojnë kërkesat e tyre dhe këshillat e Parlamentit Europian.

“Mbështes plotësisht kërkesat e drejta të Avokatëve Shqiptarë dhe në mënyrë të përsëritur nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe aktorët e tjerë bashkëpunues dhe vendimmarës, të dëgjojnë zërin e tyre dhe këshillat e Parlamentit Europian.

Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie plotësisht të pavarur, funksional dhe efiçent!

Qytetarët presin një drejtësi sa më afër tyre, dhe jo një riorganizim të përqendruar që e largon drejtësinë prej tyre duke e bërë jo vetëm më të shtrenjtë dhe të vonuar, por edhe më të pamundur”, shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit